Studentja: Po mundohen ta përçajnë protestën

schedule15:31 - 10 Dhjetor, 2018

schedule 15:31 - 10 Dhjetor, 2018

Ervisa Shehu, studente e Shkencave Sociale, tha nga studio e ABC News se po mundohet që të përçahet protesta. Pjesëmarrëse në të shtata protestat, ajo tha se sot janë paguar para për studentët. Sipas studentes kërkesat ndaj qeverisë janë të qarta dhe duhet të plotësohen.

“Po mundohen ta përçajnë protestën. Po shohim që sot kanë paguar edhe Lekë për studentët, por mundohen që të përçajnë studentët. Po lakohet vetëm Partia Demokratike, por kjo nuk është e vërtetë, aty nuk ka bindje politike, nuk jemi as me PD, PS, LSI. Vetë studentët që merrnin megafoni dhe bërtisnin jo politikë, ishin vetë ato që mundoheshin të përçanin protestën. Ne jemi vetë politika aty, nuk pranojmë partitë politike, aty jemi për të drejtat tona. Duhet ta kuptojnë të gjithë që ne aty jemi studentë. Kemi kërkesat tona, 8 pikat tona. Nuk kemi parë gjë të firmosur nga kryeministri dhe Ministria e Arsimit jemi lodhur nga fushata dhe premtime të kota. Kërkesat tona janë të qarta dhe nuk janë të paarritshme, mund të bëhen ngadalë, por nuk janë të pa arritshme. Ne kërkojmë vëmendjen e kryeministrit. Të gjitha studentët janë të barabartë dhe nuk duam veçime. Kushtet në konvikte janë të pabanueshme, dhe më vjen shumë keq se shoqet, shokët e jetojnë aty. Rrinë 4-5 veta, por arrin dhe në 6. Nuk ka pasur përmirësim dhe vit pas viti gjendja përkeqësohet”, tha ajo.

Ervisa theksoi gjithashtu se një pjesë e pedagogëve janë marrin shuma parash nëpër provime. Një pjesë e tyre i kanë kërcënuar që të mos marrin pjesë në protesta.

“Ka pedagogë që marrin shuma parash të papërballueshme për studentët. Edhe pse një pjesë e tyre janë me ne pro protestës, por jo të gjithë. Pedagogët nuk na kanë penguar, kemi dëgjuar se ka pasur dhe kërcënime nga pedagogë të universiteteve, por studentët nuk u janë bindur dhe kanë dalë në protestë”, theksoi Shehu./abcnews.al