Një magazinë e bimëve medicinale në Durrës është përfshirë nga flakët.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se si pasoj e flakëve është djegur një pjesë e magazinës së shtetasit Sokol Porja, ku deri më tani dëmi material i shkaktuar shkon deri në 10 ose 15 milionë lekë.
Magazina ndodhet në fshatin Bizë të zonës së Ishmit. Ndërkohë nuk ka asnjë informacion në lidhje me këtë ngjarje./abcnews.al