Janë bërë dy vite që kur Jonida Vokshi kurorëzoi në martesë dashurinë me Besnik Krapin. Prindërit e një vajze i thanë po njëri-tjetrit në një ceremoni të thjeshtë, buzë detit dhe nën perëndimin e diellit. Jonida zgjodhi të jetë një nuse e thjeshtë dhe elegante, larg tradicionales.
Ajo ka ndarë disa fotografi nga momentet më të bukura nga dasma e tyre, ndërsa i ka dedikuar dhe disa fjalë të ëmbal partnerit. “Nuk ka ditë që kalon të mos e falenderoj zotin që të solli në jetën time @besnikkrapi. Gëzuar 2 vjetorin e martesës rrubi im❤️
P.S Foton e fundit e postoj për herë të parë, por është momenti më i lumtur i jetës sime kur ju pashë për herë të parë të dy bashkë.”, ka shkruar Jonida. /abcnews.al