Real Madrid arriti këtë verë të firmosë me paraetra zero me një nga lojtarët më të mirë difensivë në qarkullim, David Alaba. Austriaku vendosi të mos rinovojë me Bayern Munchen dhe të kalojë te Los Blancos, por duket se ata nuk kanë qenë dëshira kryesore e tij.
Ish-presidenti i bayern Munchen, aktualisht president nderi, Uli Hoenes ka treguar në një intervistë për mediet gjermane se dëshira e David Alaba ka qenë të transferohet te Barcelona.
Përgjigja e Hoenes ka qenë e qartë dhe “therëse”, duke përmendur paaftësinë menaxhuese të drejtuesve, me ish-presidentin Bartomeun në krye dhe gjendjen e vështirë financiarë të katalanasve në dy sezonet e fundit.
“David Alaba një herë më tha: ‘Ëndrra ime është akoma të luaj me Barcelonën një ditë’. Pastaj i thashë: ‘Do negociosh me presidentin apo me administratorin e falimentimit?’ Mund të them se Barcelona nuk është më një model pozitiv për ne”, tha Hoenes. /abcnews.al