Meshkujt ofendojnë më shumë online? Antoneta Koçi merr mesazhin që nuk priste: Më bëri roman

schedule19:08 - 13 Shtator, 2021

schedule 19:08 - 13 Shtator, 2021

Vajzat më të njohura të showbiz-it shqiptar janë shpesh nën shënjestrën e komenteve dhe mesazheve ofenduese dhe diskriminuese në rrjete sociale. Antoneta Koçi zbuloi në studion e “Abc e Pasdites” një rast specifik që vetë asaj i ka ndodhur para disa ditëve.

Teksa ndante historinë me Ermal Peçin dhe të ftuarat në studio, Antoneta tregoi se një ndjekëse e saj e kishte kritikuar për pamjen në mëngjesin pas ditëlindjes. Sipas blogeres, komentuesja i tha se në foton në Instagram nuk dukej aspak si në jetën e përditshme.

“Një komentuese kishte bërë një shkrim ku thoshte sa u zhgënjeva kur e pashë, e bardhë, pa jetë. Unë i ktheva përgjigje se në ditën kur më pa unë isha me probleme shëndetësore, pa gjumë… ‘gjë e bardhë, pa jeta’ e vërteta ishte se isha pas ditëlindjes sime.

Unë nuk mund të postoj çdo gjë, çdokush kurohet në Instagram. Edhe të dashurit fotot sot I nisen me filtra” – tha Antoneta Koçi.

E pyetur nga Ermali nëse komentet negative I merr më së shumti nga vajzat, Antoneta dhe një përgjigje të befasishme:

“Shoh një numër të shtuar meshkujsh që komentojnë negativisht. Meshkuj që shajnë, e nisin duke të komplimentuar dhe në momentin që ti nuk I shkruan shajnë pafund” – shprehu blogerja./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!