Ambasadorja gjermane: Javë me vendime të rëndësishme në reformën në drejtësi

schedule10:00 - 10 Dhjetor, 2018

schedule 10:00 - 10 Dhjetor, 2018

Sipas ambasadores gjermane në Shqipëri, Susanne Schütz, këtë javë jemi përpara vendimesh të rëndësishme në kuadër të reformave kyç të vendit tonë. Në një postim në Facebook-un e Ambasadës gjermane, Schütz deklaron se është e bindur që me anë të zgjedhjes së KLGJ-s dhe KLP-së është e mundur që të konsolidohet sistemi ligjor.

Deklarata e plotë:

“Këtë javë jemi përpara vendimesh të rëndësishme në kuadër të reformës shqiptare në drejtësi, një prej prioriteteve kyç në përafrimin e Shqipërisë me BE-në. Zgjedhjet e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë janë gurë të rëndësishëm kilometrazhi në rrugën drejt një sistemi të pavarur, profesional dhe efektiv drejtësise. Unë jam e bindur se Shqipëria ka tanimë mundësinë të konsolidojë shtetin ligjor dhe besimin në drejtësinë e saj”./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!