Theo Hernandez ka arritur të bëhet një nga mbrojtësit e majtë më të mirë në futbollin Evropian. Me paraqitjet e tij të shkëlqyera, ishi i Real Madridit është në orbitën e klubeve të mëdha, veçanërisht nga Premier League.
Klubi italian e di se City synon lojtarin e tyre, po ashtu edhe PSG është e vendosur për nënshkruar me francezin, në këto kushte pavarësisht se ka një kontratë deri në 2024, mbrojtësit do ti ofrohet një rinovim i menjëhershëm për të kthyer atë në më të pagurin e skuadrës.
Tani për tani është aseti kryesor sipas tregut, kështu që është urgjente te mbyllet një marrëveshje e re, edhe nëse kjo do të thotë prishje e përkohshme e politikës së pagave të klubit.
Paga e mbrojtësit aktualisht nuk i arrin 2 milion euro, kështu duke marrë parasysh rëndësinë e tij në ekip, paga do t’i trefishohet.
Pritet që lojtari ti bie dakord me këtë propozim dhe për të vazhduar me “kuqezinjtë”, pasi ai i është plotësisht mirënjohës klubit që e ndihmoi atë të rifillojë karrierën e tij dhe të kapi majat. /abcnews.al/