Një aksident raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Korçë-Ersekë. Burime nga policia bëjnë me dije se pranë fshatit Dvoran, shtetasi O. J., 38 vjeç, dyshohet të ketë humbur kontrollin e mjetit tip motor që drejtonte dhe për pasojë është rrëzuar në rrugë.
38-vjeçari ndodhet në spitalin e Korçës, nën kujdesin intensiv të mjekëve. Ndërkaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.
Njoftimi i policisë:
Më datë 12.09.2021, rreth orës 20:25, në aksin rrugor Korçë-Ersekë, pranë fshatit Dvoran, shtetasi O. J., 38 vjeç, banues në fshatin Kamenicë, Korçë, dyshohet të ketë humbur kontrollin e mjetit tip motor që drejtonte dhe për pasojë është rrëzuar në rrugë.
Ky shtetas aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës, nën kujdesin intensiv të mjekëve.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
g.v/abcnews.al