Një 23-vjeçar nga Mitrovica humbi jetën si pasojë e një aksidenti tragjik në Gjermani. Sipas mediave gjermane i riu nga Mitrovica humbi kontrollin e makinës së tij për arsye të panjohura dhe u përplas në barrierën qendrore.
Sipas policisë së Pfalzit, 23-vjeçari nga Regensburg doli nga korsia me makinën e tij për një arsye të pashpjegueshme, pastaj u fut përsëri dhe në fund u përplas.
Sipas policisë, ai nuk mbante rrip sigurimi. Nga goditja e fortë, ai doli nga makina dhe vdiq në vendin e ngjarjes.
Mediat lokale kanë raportuar se rastin e kanë konfirmuar edhe familjarë të 23-vjeçarit në Mitrovicë./ Gazeta Ekspres