Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Milani nuk do të rinovojë me Romagnolin, Lazio pret pas “derës”

schedule17:40 - 12 Shtator, 2021

schedule 17:40 - 12 Shtator, 2021

Përveç Kessie, Alessio Romagnoli është një tjetër futbollist që përfundon kontratën e tij me Milanin më 30 qershor 2022. Nëse për mesfushorin po punohet për zgjatjen e kontratës, e njëjta gjë nuk ndodh me mbrojtësin.

Në moshën 26 vjeçare, kapiteni i “kuqezinjve” është një nga ata që paguhet më shumë, pasi pas kontratës së tij të fundit ai siguroi një pagë neto prej 6 milion eurosh. Meqenëse kjo është paga që kërkon mbrojtësi për te vazhduar me klubin, Maldini dhe Massara kanë vendosur që as mos të hyjnë në negociata për rinovimin e kontratës.

Raiola, agjenti i mbrojtësit, tashmë po përgatit zbarkimin në Lazio, e cila është skuara e parë që ka qenë e interesuar për lojtarin.

Sigurisht që skuadra romake nuk do të paguajë 6 milion eurot e kërkuara nga mbrojtësi, edhe pse mund të jetë shumë afër. Ideja është mbyllja e marrëveshjes në janar për të sigururar kalimin me kosto 0 në verë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!