Kërkesa e re e studentëve: Revolucion për largimin e klasës politike

schedule15:09 - 9 Dhjetor, 2018

schedule 15:09 - 9 Dhjetor, 2018

Në ditën e pestë të protestës para Ministrisë së Arsimit, studentët artikuluan një kërkesë politike. Ata bëjnë thirrje për revolucion e përmbysje të klasës politike në vend. Kjo kërkesë e re erdhi pas orës 14.00, teksa prej orës 10.00 kishin protestën duke përsëritur kërkesat e tyre që tashmë kanë shkuar në 8. Ata kërkojnë përgjysmim të tarifës universitare dhe përmirësim të kushteve në auditore e konvikte; rritje të peshës së votës së tyre në zgjedhjet për dekan dhe rektor; përfaqësim në Bordin e Administrimit të Universiteteve, mbështetje për kërkim shkencor, dyfishim të buxhetit për arsimin dhe kërkojnë që të pajisen të gjithë me kartën e studentit brenda vitit akademik 2018-2019.

Ndryshe nga ditët e tjera, duke qenë edhe ditë pushimi, asnjë nga autoritetet e vendit nuk u është drejtuar, të paktën publikisht. Kjo ka bërë mesa duket që studentët të humbasin durimin e të kalojnë në një kërkesë më radikale, sic është revolucioni për të përmbysur klasën politike.

Le të ndjekim vetë studentët që shpjegojnë për ABC News këtë ndryshim të ri në kërkesat e tyre. /abcnews.al