Miralem Pjanic u largua vetëm pas një sezoni te Barcelona pas nuk gjeti hapësira në formacion nga Koeman.
Ai ju bashkua në huazim Besiktas, ndërsa në një intervistë për TuttoSport tregoi problemet me teknikun holandez.
Më tej boshnjaku tha gjithashtu se edhe vete Messi ndihej jo i qartë për këtë situatë dhe e pyeste shpesh përse Koeman nuk e aktivizonte në fushë.
“Beshiktashi më donte me ngulm në ditët e fundit të merkatos dhe nuk mund të qëndroja në Barcelonë me Koeman, do të kisha humbur një vit tjetër dhe nuk doja. Koeman kishte një qëndrim ndaj meje, që askush nuk e kuptoi, madje as Mesi. Leo, vitin e kaluar, më tha disa herë: ‘Por pse nuk të lejon të luash? A ka ndodhur diçka?’. Ekipi turk është në Ligën e Kampionëve dhe… ka fanellën bardh e zi. Ata më mirëpritën në një mënyrë të shkëlqyeshme, do të jetë një tjetër sfidë e madhe”. /abcnews.al/