Irak: Sulm me dron në aeroportin Erbil pranë konsullatës amerikane

schedule10:59 - 12 Shtator, 2021

schedule 10:59 - 12 Shtator, 2021

Një sulm nga “dronët e armatosur” është shënuar në Aeroportin Ndërkombëtar Erbil pranë konsullatës së Shteteve të Bashkuara në Irakun verior.

Mediat e huaja bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, ku fatmirësisht nuk është shënuar asnjë i lënduar.

Drejtori i aeroportit Ahmed Hossiar në deklaratën e tij për mediat ka bërfë me dije se nga shpërthimi nuk është dëmtuar aeroporti që strehon një bazë ajrore ku strehohen trupat e koalicionit Anti-Xhihadist Ndërkombëtar.

Nuk ka viktima në sulmin e dy dronëve të armatosur kundër Aeroportit Ndërkombëtar të Erbilit,” tha shërbimi i antiterrorizmit i Rajonit Autonom të Kurdistanit irakian.

Dëshmitarët okularë kanë thënë për mediat se dëgjuan të paktën gjashtë shpërthime në zonë.

Shërbimi i sigurisë së brendshme të rajonit autonom kurd të Irakut raportoi fillimisht se tre raketa u ulën pranë aeroportit. Sipas dëshmitarëve okularë, të cituar nga Agjencia Franceze, qasja në ambientet e aeroportit është bllokuar nga një prani e fortë e forcave të sigurisë.

Sulme të tilla, që synojnë trupa dhe interesa të veçanta amerikane në Irak, janë përsëritur rregullisht muajt e fundit. Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmet, por Shtetet e Bashkuara kanë fajësuar milicitë pro-iraniane.

Përdorimi i avionëve të rinj pa pilot ka shkaktuar dhimbje koke në koalicionin ndërkombëtar, pasi këto avionë mund të mos përgjohen nga grupet e sistemeve të mbrojtjes kundërajrore C-RAM të instaluara nga amerikanët për të mbrojtur personelin ushtarak dhe diplomatik.

Në korrik, një sulm me mjete ajrore pa pilot (UAV) u nis kundër Aeroportit Ndërkombëtar të Erbilit, duke mos shkaktuar të lënduar apo dëme materiale. Disa javë më parë, një sulm tjetër nga tre dronë shënjestroi aeroportin e Bagdadit, ku trupat amerikane janë vendosur./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!