Një histori e pazakontë po bën xhiron e rrjetit, ku një grua ka braktisur bashkëshortin. Shkak për këtë është bërë mosprania e tij gjatë momentit kur ajo po lindte fëmijën.
Burri i Athome Withjaxon kishte shkuar në McDonalds, kompani e njohur për ushqime.
Në një rrëfim në TikTok, gruaja u shpreh se bashkëshorti vajti në McDonalds, u kthye në qendrën spitalore dhe hëngri ushqimin. Më pas, siç rrëfen ajo, bashkëshorti doli nga dhoma dhe u shtri për gjumë. Për Athomen, tashmë, babai i fëmijës është një ish, sepse është ndarë për shkak të këtyre veprimeve./abcnews.al