Gjukanoviç: Vuçiç e ka tejkaluar Millosheviçin, do e donte Kosovën por pa shqiptarë në të

schedule20:39 - 11 Shtator, 2021

schedule 20:39 - 11 Shtator, 2021

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç në një intervistë për mediumin kroat ‘Jutarnji’ e ka gozhduar me kritika presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, politikën e të cilit e ka vlerësuar përtej atë të Kasapit të Ballkanit, Slobodan Millosheviç.

“Ai e ka tejkaluar Millosheviçin dhe është në gjendje të arrijë gjithçka që Millosheviçi nuk e bëri. Për Beogradin, Mali i Zi do të ishte kompensimi i vetëm real në pamundësi që ta marrë Kosovën”, ka thënë Gjukanoviç.

I pari i Malit të Zi ka thënë se Vuçiç po e përdor për zvarritje politike pretekstin se ka presion që ta njohë Kosovën.

“Është një histori e ekzagjeruar. Ata dyshohet se po luftojnë për ta kthyer Kosovën. Dhe nuk do të kishte ndëshkim më të madh për Serbinë sesa ta zotëronte dikush tjetër. Ata do të donin Kosovën, por pa shqiptarë. Siç do ta donte Malin e Zi, por pa malazezë”, ka shtuar tutje shefi i shtetit malazez.

Lidhur me zhvillimet në Cetinje, Gjukanoviç tha se “linja e komandës së ofensivës në Cetinje dhe Malin e Zi, të paktën sot, ndoshta është bërë e qartë”. /Gazeta Express/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!