Studentë të Universitetit “Eqrem Çabej” ju bashkuan protestës së studentëve në të gjithë Shqipërinë. Ata thanë se numri i mbështetësve është më i madh dhe se protesta do të vazhdojë ditët në vijim me pjesëmarrje masive.
Ishte dita e parë e protestës për studentët e Gjirokastrës. Ata nuk dolën në të njëjtën kohë kur studentët e të gjitha universtiteteve të vendit marshuan nëpër qytetet e tyre.
Por këtë të dielë ata si dhe bashkëmoshatarët e tyre u hodhen në protestë.
Ata kanë të njëjta kërkesa me studentët e tjerë dhe thonë se nuk do ta ndalin protestën deri në plotësimin e të gjitha kushteve.
“Jemi studentë jo ATM, që univ të marrë nga ne nuk punojmë të gjithë me 1 milione dy milion në muaj”.
Fillimisht u grumbulluan para godinës së Universitetit, dhe më pas marshuan nëpër rrugët e Gjirokastrës duke kërkuar nga qytetarët të bashkohen me ta. Të hënën do të ketë protesta në të gjitha Universitetet dhe sipas informacioneve studentët e Vlorës, Gjirokastrës, Shkodrës, Korçës dhe Elbasanit do të vijnë në Tiranë.
/abcnews.al