Michael Ngoo tregoi sot se Tirana është “habitati” i tij perfekt. Në ndeshjen e parë në Superiore anglezi shënoi dy gola në fitoren 4-2 ndaj Skënderbeut dhe ishte mes më të mirëve në fushë. Pas “betejës” ai foli për Supersport.
“Kam ikur si kampion dhe dua të kthehem si i tillë. Nëse luftojmë dhe luajmë me zemër mund të arrijmë shumë. Kam humbur 10 kilogramë në 5 javë. Kam rregulluar ushqimin dhe po stërvitem shumë mirë. Kam ngrënë shumë peshk, karota dhe proteina.
Ishte shumë bukur me tifozët, është hera e parë pas shumë kohësh. Nuk i kisha parë prej koronavirusit, por ishte shumë e bukur eksperienca me ta sot. Dua të vazhdoj statusin si kampionë.
Dua ta bëj edhe një herë. Atëherë fituam kampionatin dhe bëra shumë mirë, por dua të bëj edhe më shumë. VAR mendoj se është shumë mirë sepse na shpëtoi sot me penalltinë sepse do shkonim një gol më pak.
Do i ndihmojë gjyqtarët VAR dhe është diçka e mirë. Në kthimin tim jam munduar të sjell energji të mirë në ekip. Duhet të zhvillohemi në disa gjëra dhe të jemi më kompaktë me njëri-tjetrin. Krijuam shumë raste, por nëse i finalizojmë ato, do jemi të papërmbajtshëm”, përfundoi Ngoo. /abcnews.al