Vllaznia videoi me shifrat 5-3 sot ndaj Lacit në transfertë. Padyshim i lumtur trajneri i shkodranëve, Thomas Brdaric. Ai foli për Supersport pas ndeshjes, ku u shpreh:
“5 gola Laccit? Nuk kemi ardhur për rekorde, kemi ardhur për të bërë lojën tonë, ne luajmë shumë ofensivisht, por në mbrojtje nuk ishim mirë. Gjithsesi, fitorja është fitore. Golat e sulmuesve? Ne duam të përmirësohemi në cdo moment.
Kjo ishte ndeshja e parë e jona dhe nuk mund të themi si do shkojë sezoni. Ishte diccka mbresëlënëse dhe do vazhdojmë të punojmë fort. Në futboll duhet të mësohesh me humbjet. Folëm me lojtarët dhe u thamë të luajmë deri në fund dhe jo të dorëzohemi pas vetëm një ore.
Ndeshja e Superkupës ishte thjesht ndeshje përgatitëse. Fitimi i Superkupës nuk ishte qëllimi ynë i madh sepse kemi të tjera objektiva në këtë sezon. Sot ishte qëllim fitorja dhe në fund ia arritëm qëllimit. Ne që jemi në këtë klub e dimë shumë mirë se behët një punë e madhe.
Duhet të eliminojmë “fikjet” gjatë ndeshjes. Deri në golin e dytë po bënim gjërat shumë mirë. Lojtarët duhet të kuptojnë përgjegjësinë që kanë sepse u falëm disa raste shumë të mira Laccit dhe për këtë do flas me lojtarët në mbledhjen e radhës.
Kemi punuar për këto ndryshime që i kemi bërë skuadrës. Përmiësimi ndonjëherë kërkon ndryshime në skuadër. Por lojtarët duhet të kuptojnë mënyrën e lojës dhe punës sonë. Ccdo gjë do vijë me kalimin e kohës“, përfundoi Brdaric. /abcnews.al