Trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettino ka dalën në konferencë për shtyp para ndeshjes së nesërme në të cilën ka konfirmuar mungesën e lojtarëve të Amerikës Latine si Messi, Paredes, Di Maria dhe Neymar, të gjithë këto pasi janë bashkuar me klubin vetëm të enjten në mbrëmje.
Ramos i cili pësoi një dëmtim tjetër i bashkohet Verrattit, Bernat dhe Kurzawas.
Ai gjithashtu theksoi qëndrimin e mirë të Mbappe, me të cilin po mbështetet për ndeshjen e nesërme në Ligue 1.
Rasti i Kylian: Ai është i lumtur, ai është një djalë shumë i qëndrueshëm emocionalisht, si më parë ashtu edhe tani ai vazhdon të dëshirojë të luajë futboll për të shijuar veten.”
Kujtojmë që Mbappe ka refuzuar 6 oferta nga ekipi parisien për rinovimin e kontratës, duke shprehur hapur dëshirën për t’u larguar dhe për t’iu bashkuar Real Madridit i cili bëri të pamundur për ta tranferuar gjatë merkatos së verës. /abcnews.al/