Përjashtimi i Sali Berishës ka sjellë debat në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, i thirrur nga Basha menjëherë pasi njoftoi vendimin.
Bujar Leskaj ka kundërshtuar vendimin e Lulzim Bashës për të përjashtuar Berishën. Burime për gazetarin Juxhin Mustafaraj bëjnë me dije se Leskaj ka thënë që vendimi ishte i gabuar.
“Vendimi që more për përjashtimin e Berishës i gabuar,” është shprehur Leskaj në mbledhjen që po zhvillohet në selinë blu mes Bashës dhe grupit parlamentar.
Gjithashtu edhe Flamur Noka ka kundërshtuar këtë vendim. Gjatë diskutimit në mbledhje, pasi ka renditur arritjet e Berishës, Noka ka thënë se është kundër këtij vendimi.
Lexo edhe: Basha e përjashtoi, Berisha: Më mirë të jepte dorëheqjen nga posti i kryetarit
Kreu i demokratëve njoftoi këtë mbrëmje përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD. Basha e cilësoi si vendimin e tij më të vështirë, ndërsa tha se do të jetë në fuqi derisa të sqarohet çështje me SHBA-në. g.v/abcnews.al