Sipas MeteoAlb, edhe sot, mbetemi në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta në të gjithë vendin deri në mesditë ku pritet shtim i vranësirave në zonat veriore dhe pjesërish në qendër. Parashikohet që gjatë pasdites vranësirat të jenë më tepër të pranishme, më të dukshme në zonat malore të Shqipërisë.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -3°C në 19°C. Era do fryjë mesatare në tokë dhe në det, me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në brigjet detare krijohet dallgëzim 2 apo 3 ballë.
Prezantoi: Fioralba Dizdari
/abcnews.al