Në vetmit në luftë kundër tyre në Afganistan: Përralla e talebanëve modernë ka mbaruar

schedule16:28 - 8 Shtator, 2021

schedule 16:28 - 8 Shtator, 2021

Talebanët shpallën dje qeverinë e re, por ende nuk e kanë të gjithë kontrollin e vendit, pasi Lugina Panjshir ende nuk është në zotërimin e tyre. Fronti Kombëtar i Rezistencës i udhëhequr nga i biri i komandantit legjendar Masud sot e quajti qeverinë e re talebane në Afganistan “të paligjshme”.

Historia e talebanëve modernë ka mbaruar, nuk ka asnjë taleban që do të ishte në favor të një qeverie gjithëpërfshirëse” tha zëdhënësi Ali Maysam Nazari për “AFP”-në një ditë pas prezantimit të qeverisë së re, e cila përbëhet tërësisht nga anëtarë të grupit islamik.

Do të bëhet një qeveri mashtruese, një qeveri e paligjshme për sa kohë që ne shohim numrin e terroristëve në këtë kabinet” shtoi ai. Qeveria e tyre e re e përkohshme do të udhëhiqet nga Mohammad Hassan Ahud, një ish bashkëpunëtor i ngushtë dhe këshilltar politik i themeluesit të lëvizjes, Mullah Omar.

Shumë ministra të rinj, disa prej të cilëve kishin ndikim në regjimin taleban në vitet 1990, janë në listën e të kërkuarve nga SHBA./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!