Kanë marrë një kthesë të papritur zhvillimet në lidhje me betejën ligjore të Britney Spears dhe babait të saj. Mes akuzave të shumta të këngëtares, James Speas ka kërkuar të heqë dorë nga kontrolli i finansave dhe jetës të së bijës. Ai paraqiti të martën në Gjykatën Supreme të Los Anxhelosit kërkesën për të ndërprerë marrëveshjen e kujdestarisë.
“Siç ka thënë zoti Spears vazhdimisht, gjithçka që dëshiron është ajo që është më e mira për të bijën. Nëse zonja Spears dëshiron t’i japë fund kujdestarisë dhe beson se mund ta përballojë jetën e saj, z. Spears beson se duhet ta ketë këtë shans.”, thuhet në dokument. Mathew Rosengart, avokati për Britney-t, e cilësoi zhvillimin e së martës si “shfajësim”.
“Kjo përfaqëson një fitore tjetër ligjore për Britney-n. Duket se z. Spears beson se mund të shmangë përgjegjësinë dhe drejtësinë.”, ka thënë ndër të tjera avokati. Edhe pse Britney e konsideroi marrëveshjen si abuzive, babai i saj pretendonte vazhdimisht se ka vepruar vetëm në interesin e mirë të saj. Peticioni i Jamie Spears është një fitore e madhe dhe për fansat e #FreeBritney të cilët kanë protestuar ndër vite kundër kujdestarisë.
Marrëveshja për kujdestarinë u krijua në vitin 2008 kur Britney po përballej me probleme të shëndetit mendor. Gjatë dëshmisë tronditëse në gjykatë, Britney pretendoi se kjo marrëveshje i kishte shkatërruar jetën. “Unë thjesht dua që jeta ime të kthehet,” tha Britney. /abcnews.al