Pranë rinovimit të kontratës, Federata Angleze do nisë bisedimet me Southgate pas kualifikuesve të Botërorit 2022

schedule13:09 - 8 Shtator, 2021

schedule 13:09 - 8 Shtator, 2021

Anglia shkoi në finalen e Euro 2020, ndërsa tre vite më parë arriti gjysëmfinalet e Botërorit nën drejtimin e Gareth Southgate. Duke parë këto paraqitje të mira të kombëtares, Federata Angleze po mendon të shpërblejë trajnerin me një kontratë të re.

Sipas “Sky Sport”, Southgate do ulet në bisedime me Federatën për zgjatjen e kontratës pas përfundimit të ndeshjeve kualifikuese të Botërorit 2022 në nëntor. Kontrata aktuale e Gareth Southgate si trajner i Anglisë përfundon pas Botërorit dhe Federata Angleze dëshiron që të zgjasë bashkëpunimin me trajnerin deri në Europianin e vitit 2024 që zhvillohet në Gjermani.

Southgate u emërua trajner i Anglisë në 2016, dhe pas përfundimit të Botërorit 2018 rinovoi kontratën edhe për 4 vite të tjera.  /abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!