Mediat amerikane raportojnë se presidenti Donald Trump ka gjetur zëvendësuesen e Nikki Haley. Ish-prezantuesja e Fox News Heather Nauert, po mendohet si kandidatja kryesore për të marrë rolin e ambasadores së SHBA-ve në Kombet e Bashkuara.
Aktualisht 48-vjeçarja mban postin e zëdhënëses së Departamentit të Shtetit. Tashmë pritet vetëm zyrtarizimi I Trump në orët e ardhshme me anë të tuiterit. Nominimi do të duhet të konfirmohet edhe në Senat, ku republikanët zotërojnë maxhorancën. Megjithatë analistë të shumtë kritikojnë këtë zgjedhje.
Nauert, e cila do të mbajë një post thelbësor për diplomacinë amerikane nuk ka përvojë në politikën e jashtme. Nëse do të emërohet, 48-vjeçarja do të ketë në dorë dosierë të rëndësishëm siç janë marrëdhëniet me Korenë e Veriut dhe sanksionet kundër Iranit./abcnews.al