Unaza e madhe/ Lame: Në 2006-2013 u kryen legalizime të paligjshme

schedule14:07 - 7 Dhjetor, 2018

schedule 14:07 - 7 Dhjetor, 2018

Kreu i ALUIZNI-t Artan Lame doli në një konferencë për mediat për të folur për situatën problematike të ndërtimeve pa leje në zonën e Unazës së Madhe, i cili theksoi se në periudhën 2006-2013 janë kryer legalizime të paligjshme, madje pronarëve të objekteve iu është marrë edhe pagesa sikur do iu bëhej legalizmi, por një gjë e tillë nuk ndodhi kurrë.

Kreu i ALUIZNI-t Artan Lame gjatë një komunikimi për mediat foli për problematikat e krijuara ndër vite për legalizimin e objekteve pa leje në zonën e Unazës së Madhe duke vënë theksin se gjatë vitit 2006-2013 janë kryer legalizime të paligjshme në zonën e kasharit dhe të Unazës së Madhe.

“Në zonën e Kasharit, përgjatë gjithë 8 vjetëve të qeverisjes 2006-2013 janë bërë 49 legalizime. Dhe nga këto 49 legalizime 40 janë bërë vetëm në periudhën mars-shtator 2013. Legalizimi i fundit është bërë në 10 shtator, ndërsa Qeveria e re krijohej në 11 shtator”.

Sipas kreut të ALUIZNI-t një fenomen tjetër problematik ka qenë edhe ai i legalizimeve me tokë pronar.

“Fenomeni i legalizimeve në tokë me pronar. Kategoria më e dhimbshme dhe revoltuese, është ajo e legalizimeve në troje me pronarë legjitimë.

Ligji i Legalizimeve i vitit 2006, ndërpret procesin e legalizimit të ndërtimit kur trualli është me pronarë dhe aty parashikohen ndërtime të larta”

Një fenomen tjetër i dhimbshem sipas Lames ka qenë edhe fenomeni i mbledhjes së parave dhe mosbërjes së legalizimit nga personat përgjegjës.

“Fenomeni i mbledhjes së parave dhe mosbërjes së legalizimit. Në shumë raste jemi ndeshur me fenomenin kur qytetarëve ju merreshin paratë e tokës edhe kur dihej qartë që aty nuk mund të bëhej legalizimi”.

Kreu i ALUIZNI-t bëri të ditur edhe shifrat e legalizimeve në rang kombëtar gjatë muajit nëntor.

“Gjatë muajit nëntor morën lejen e legalizimit 3142 familje shqiptare, nga të cilat rreth 300 vetëm në zonën e Kasharit, tëNJB. 6 dhe NJB. 7”.

ALUZINI fton qytetarët që janë ende në procedura legalizimi të vijojnë bashkëpunimin me drejtoritë rajonale për përmbylljen e tyre. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!