Juventusi e ka kthyer në prioritet nënshkrimin me sulmuesin e PSG-së, Mauro Icardin gjatë merkatos së dimrit.
Argjentinasi e ka humbur rëndësinë në ekip, sidomos pas ardhjes së Messit dhe e di mirë që me konkurencën aktuale do të jetë shumë e vështirë që ai të sigurojë minuta.
Në krahun tjetër Juventusi me largimin e Cristiano Ronaldos ka humbur shumë potencial sulmues dhe Allegri është i qartë se i duhet një pikë referimi e re për sulmin.
Në fakt, opsioni i parë i teknikut italian ishte Vlahovic, por çmimi i lartë i vendosur nga Fiorentina e ka lënë futbollistin e PSG-së të vetëm në listë.
Argjentinasi e di se momentet më të mira të karrierës së tij kanë qenë në Serie A dhe rikthimi në këtë ligë duke veshur fanellën Juventusit është padyshim një opsion fantastik për të. /abcnews.al/