President i Barcelonës, Joan Laporta ka zbuluar kur opsioni i blerjes së Antoine Griezmann do aktivizohet. Sulmuesi francez iu bashkua Atletico Madridit në ditën e fundit të merkatos në huazim me të drejtë blerje për 40 milionë euro.
Laporta ka zbuluar se kur opsioni i blerjes së Griezmann do aktivizohet.
“Opsioni i blerjes për Atleticon do aktivizohet nëse Griezmann do luajë 50% të ndeshjeve. Ai kurrë nuk kishte një sjellje të keqe. I kam dërguar një mesazh duke i uruar më të mirat. Në termat e futbollit ai nuk ishte një lojtar që ne kishim nevojë. Ai ishte i rëndësishëm në Kupë’’ tha Laporta për ‘’Diario As’’. Griezmann, për Barcelonën në 74 ndeshje në La Liga ka shënuar 22 gola. /abcnews.al/