Siç ishte njoftuar ditë më parë, Bruno Telushi është rikthyer në Superiore dhe i është bashkuar Egnatias, e sapongjitur ne elitën e futbollit tonë, por me një projekt mjaft ambicioz dhe afatgjatë.
Ditën e sotme ish-mesfushori i Partizanit është prezantuar te klubi i ri, ku vjen pas një aventure të vështirë në Azerbajxhan me Neftchi Baku, ku u shpall kampion, por luajti shumë pak.
NJOFTIMI – Bruno Telushi i bashkohet Egnatias. Egnatia ka arritur të firmosi me ish mesfushorin e kombëtares Shqiptare Bruno Telushi i cili vjen pas një eksperience në kampionatin azerbajxhanas ku ishte pjesë e Nefchi Baku.
Telushi e njeh mjaftë mirë kampionatin Shqiptarë pasi ka luajtur me Flamurtarin, Partizanin dhe Kukësin. Vlonjati është fituesi i Kupës së Shqipërisë dhe kampionatit Shqiptar dy sezone më parë. I uroj mire se ardhjen “Ushtar” Telushit dhe fitimin e trofeve me fanellën e Egnatias. /abcnews.al