Basha: Qeveria vjedh shqiptarët, nuk investon në arsim

schedule20:04 - 6 Dhjetor, 2018

schedule 20:04 - 6 Dhjetor, 2018

Lulzim Basha shkoi sërish pranë banorëve të Unazës së Re që protestojnë kundër shembjes së objekteve të tyre. Por ndërsa studentët kishin arritur një fitore në protestën e tyre disa ditore, kreu demokrat mbështeti këtë protestë dhe shfrytëzoi sërish rastin të sulmojë qeverinë.

Lulzim Basha, kryetar i PD: “Studentët i kanë prishur rehatinë. Aya duan të vjedhin në rehati. Duan të vjedhin në heshtje. Çfarë bëjnë kur u prishet heshtja? Sulmojnë protestuesit që kanë dalë për të drejtat e tyre. Çfarë duan studentët? Që të mos paguajnë më shumë lekë. Kostoja e jetës është shumë e lartë. Cilësia e mësimdhënies le shumë për të dëshiruar. Kushtet e konvikteve janë miserabël por nuk duan t’ja dinë. ”

Basha akuzoi qeverinë dhe kryeministrin se nuk e ka qëllim të investojë në arsim.

“Vjedhin me tarifat e larta. Vjedhin pastaj me projekte që janë fasada. Nuk ka investime as në laboratorë, as në auditorë,as në rritjen e cilësisë së mësimdhënies, as në kërkim shkencor.”

Duke qenë pranë banorëve të Unazës së Re, Basha përsëriti akuzat për vjedhje sipas tij nga ana e qeverisë, me projektin e kësaj rruge.

“Rëndësia e madhe e kësaj protestë është që për herë të parë njerëzit po e kuptojnë që kjo nuk është gjë tjetër veçse një bandë që ka një projekt dhe një politikë, grabitjen. S‘ka politikë tjetër. Lekët shkojnë aty ku vidhen. Lekët vijnë tek Unaza e Re. 48 milionë euro vjedh Edi Rama me të treja kompanitë këtu dhe i çon në parajsa fiskale.”

Sipas kreut demokrat, opozita do të vijojë të mbështesë kauzën e drejte të banorëve që po kundërshtojnë me protesta prishjen e shtëpive të tyre./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!