U mbyt tek peshkonte në liqenin e Prespës, gjendet trupi i pajetë i 45 vjeçarit

schedule17:43 - 5 Shtator, 2021

schedule 17:43 - 5 Shtator, 2021

Pasditen e kësaj të diele është gjetur trupi i pajetë i 45 vjeçarit që u mbyt duke peshkuar në Korçë.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se polumbarët kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë të Stavri Vasilovski në liqenin e Prespës.

LEXO EDHE: Iu përmbys varka nga dallgët e forta, humb jetën në liqenin e Prespës 45-vjeçari

45-vjeçari doli për të peshkuar, dyshohet se i është përmbytur varka nga dallgët e forta dhe si pasojë ka humbur jetën.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak datë 05.09.2021, ju informojmë se grupi i polumbarëve pas kërkimeve të kryera, bënë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupit të pajetë të shtetasit S. V., dhe varkës së tij nga liqeni i Prespës, i cili kishte dalë një natë më parë për të peshkuar.

Trupi i pajetë do të transportohet drejt morgut të Spitalit të Korçës, ku do të pritet përgjigjja e ekspertizës mjekoligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes./abcnews.al