Unaza e Re, “Veliaj nuk është takuar me banorët”

schedule17:26 - 6 Dhjetor, 2018

schedule 17:26 - 6 Dhjetor, 2018

Një profil në rrjetin sociali Facebook i hapur në Mbështetje të Banorëve të Unazës së Re ka akuzuar kreun e bashkisë Tiranë Erion Veliaj, se takimet e zhvilluara me të supozuar banorë të Unazës së Re, në të vërtetë i ka zhvilluar me anëtarë të strukturave të Rilindjes, herët në mëngjes rreth orës 7:30 pasi sipas tyre ka frikë të përballet me banorët që protestojnë për mbrojtjen e shtëpive të tyre.

Sipas denoncimit, Veliaj ishte i rrethuar nga 20 badigardë dhe ka takuar administratorin e zonës si dhe nipin e kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi, për shkak të të cilëve është devijuar projekti fillestar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!