Pas tërheqjes së qeverisë vijon protesta e studentëve

schedule14:15 - 6 Dhjetor, 2018

schedule 14:15 - 6 Dhjetor, 2018

Edhe pas tërheqjes së qeverisë vijon protesta e studentëv para Ministrisë së Arsimit . Studentët nuk tërhiqen nga protesta edhe pas plotësimit të kërkesës për anulimin e tarifave për provimet e prapambetura.

Ata bëjnë thirrje që të qëndrojnë të bashkuar deri sa të plotësohen të gjitha kërkesat. Studentët kërkojnë që Qeveria të përgjysmojë tarifat e shkollimit. Kërkojnë të përmirësohen kushtet në konvikte.

Studentët kërkojnë që Bordi i Administrimit të ketë numër të barabartë votash mes fakulteteve dhe Ministrisë së Arsimit. Ata po diskutojnë që nesër protesta të jetë pranë çdo rruge automjetesh. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!