Zyrtare: Kristi Marku rikthehet në Superiore, firmos me Kukësin

schedule13:00 - 4 Shtator, 2021

schedule 13:00 - 4 Shtator, 2021

Diego Longo po priste edhe një qendërmbrojtës para nisjes së kampionatit dhe Kukësi e ka gjetur atë. Kristi Marku është prurja më e re e verilindorëve. Në të shkuarën ai ka luajtur me Teutën, Flamurtarin dhe Lushnjën në elitën e futbollit shqiptar.

“Futboll Klub Kukësi njofton se mbrojtësi Kristi Marku është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë!

Futbollisti 26-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin një kontratë një-vjeçare me opsion rinovimi edhe për një sezon tjetër duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër.

Qendërmbrojtësi e njeh mirë kampionatin shqiptar pasi ka luajtur në të shkuarën me Partizanin, Flamurtarin e Lushnjen, teksa është aktivizuar edhe me ekipe si Trans Narva, Pyunik Jerevan, e Honved.

Klubi i Kukësit i uron shumë suksese mbrojtësit Marku me fanellen e ekipit tonë. Mirësevjen Kristi”, njofton klubi i Kukësit përmes rrjeteve sociale. / abcnews.al