Mogerini: Viti 2018, një mundësi unike për Shqipërinë

schedule12:37 - 15 Nëntor, 2017

schedule 12:37 - 15 Nëntor, 2017

Viti 2018 konsiderohet nga Bashkimi Europian i një rëndësie të veçante për perspektivën e integrimit europian të Shqipërisë. Perfaqësuesja e lartë e BE-së për politikën e jashtme, Federika Mogerini, e bëri të qartë këtë qëndrim në Bruksel, duke saktësuar se priten të shihen hapa konkrete, sidomos në Reformën e Drejtësisë.

Në përfundim të mbledhjes së nëntë të Stabilizim Asociimit BE – Shqipëri, Federica Mogherini përcaktoi 2018-n si dritaren e mundësisë për rajonin, integrimin e së cilit e ka edhe si arritje karriere personale.

Në konferencën e përbashkët me ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, Mogherini njohur përparimin dhe pritshmëritë ndaj Shqipërisë.
E pyetur lidhur me 75 votat e hedhura kundër në parlamentin e Shqipërisë ndaj kërkesës së prokurorisë për një funksionar të lartë shteti, përfaqësuesja për Ballkanin Perëndimor zgjodhi të mos komentojë.

Ministri Bushati ndërkohë theksoi disa herë atë anë të paprecedente të reformës sonë në drejtësi, që në gjuhën e rilindasve mund të quhet, një dorë e huaj në timonin e drejtësisë shqiptare.
Ndërsa Mogherini kërkoi vazhdimin e luftës kundër krimit të organizuar me po të njëjtën vendosmëri nga shteti Shqiptar, ministri Bushati foli për sukses kur përmendi luftën kundër kultivimit të kanabisit. Në përfundim të takimit Këshilli i Stabilizim Asociimit kujtoi se komunikimi i Komisionit për vitin 2016 mbi politikën e zgjerimit të BE-së, rekomandoi hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe se që atëherë Shqipëria ka bërë progres të madh shtesë..abcnews.al

 

https://youtu.be/_XDzIxIaCbc