Këngëtarja e njohur, Genta Ismajli është në pritje të ëmbël. Ajo shumë shpejt pritet të bëhet nënë për herë të parë.
Lajmin e bukur e ka konfirmuar vetë këngëtarja, e cila ka publikuar një foto dhe përkrah saj ka shkruar:
“Ndjehem e bekuar. Ju dua të gjithëve”.
Së fundmi, partneri i saj ka ndarë një video të këngëtares në InstaStory dhe pamjet e rikonfirmojnë dhe një herë shtatzëninë e artistes shqiptare.
Ai po ashtu e ka surprizuar këngëtaren me një ëmbëlsirë, në pjatën e së cilës shkruhej “Fat të mbarë, të dua”./abcnews.al