Kompania indiane shpall pushim ditën e sotme që punonjësit të shohin sezonin e ri të “La Casa de Papel”

schedule15:32 - 3 Shtator, 2021

schedule 15:32 - 3 Shtator, 2021

Ditën e sotme ka nisur publikimin në Netflix sezoni i pestë i Money Heist, i njohur gjithashtu si La Casa De Papel.

Me këtë rast, kompania indiane për zhvillimin e aplikacioneve të telefonave “Verve Logic” ka vendosur t’ia jap punonjësve pushim.

3 shtatori nuk është ndonjë festë e veçantë, por kompania e ka quajtur këtë ditë pushimi, “Netflix dhe argëtim”.

Ndërkohë, tashmë në Netflix janë publikuar pesë episodet e parë të serive dhe pritet që të publikohen edhe pesë të tjerë në vazhdim.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!