Regjistruan prona me probleme në Korçë, arrestohet ish-drejtori i Hipotekës

schedule21:37 - 5 Dhjetor, 2018

schedule 21:37 - 5 Dhjetor, 2018

Policia e Korçës ka arrestuar ish-drejtorin e Hipotekës së Korçës, tre punonjës të këtij institucioni dhe një person tjetër pasi akuzohen për korrupsion.

Të arrestuarit janë Leftjon Bardho, me detyrë ish-Drejtor në Hipotekën e Korçës, Ersild Gorari, Arsidesa Hysi , Erjon Arif, të tre ish-punonjës të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive në Korçë. Në pranga ka përfunduar edhe 65-vjeçari Andrea Zallëmi.

Të gjithë dyshohet se iu kanë marrë qytetarëve sasi lekësh duke iu përpiluar dokumenta fiktive, për regjistrim pasurish, të cilat rezultonin me probleme në përfitimin e çertifikatës së pronësisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!