Edy Reja me dhimbje koke, i mungojnë 3 në finalen e Hungarinë

schedule11:11 - 3 Shtator, 2021

schedule 11:11 - 3 Shtator, 2021

Shqipëria luan këtë të diel sfidën kualifikuese me Hungarinë, por skuadra e Edy Reja luan pa tre titullarë për shkak kartonësh.

Lojtarët që mungojnë janë Rey Manaj, Keidi Bare, Elseid Hysaj, të cilët u ndëshkuan me të verdhë në dueln e djeshëm kundër Polonisë.

Të tre lojtarët janë titullar të padiskutueshëm në ekipin tonë kombëtar dhe trajneri Edi Reja ka pak kohë për t’i gjetur zëvendësuesit e tyre. / abcnews.al