Djali i George Soros, Alexander ka publikuar mbrëmjen e së enjtes një foto me kryeministrin Edi Rama. Në një postim në llogarinë e tij në Instagram, Alex Soros flet me superlativa për rolin e kreut të qeverisë si lider jo vetëm në vend e rajon por në të gjithë botën.
“Me mikun tim Edi Rama fundjavën e shkuar në Tiranë, i cili vijon që të tregojë aftësi frymëzuese lidershipi në vend, rreth rajonit dhe në të gjithë botën.”
Kujtojmë se Alexander Soros nënkryetar i Fondacioneve “Shoqëri a e Hapur” vizitoi javën e shkuar një grup afganësh të cilët janë strehuar në Durrës pas evakuimit nga Kabuli.
Në një postim në mediat sociale, Soros shkroi se pati privilegjin që të takohej me kolegë nga Fondacioni Shoqëria e Hapur Afganistan, dhe qytetarë të tjerë të evakuuar që tashmë janë të sigurt në Shqipëri. /abcnews.al/