Një krim makabar ka ndodhur në Greqi pasditen e sotme. Mediat në vendin fqinj shkruajnë se një 48-vjeçar theri nënën dhe më pas njoftoi vetë policinë duke u dorëzuar.
“Unë vrava nënën time” tha autori, që dyshohet se vuante nga probleme psikologjike kohët e fundit.
Policia arriti me shpejtësi në vendin e ngjarjes duke gjetur brenda shtëpisë 86-vjeçaren pa shenja jete të mbuluar me gjak dhe djalin që e vrau që i qëndronte pranë duke mbajtur thikën në duar./ Abcnews.al