Rama i heq Ballës partinë dhe Elbasanin, të dyja i merr Damian Gjiknuri

schedule11:19 - 2 Shtator, 2021

schedule 11:19 - 2 Shtator, 2021

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot drejtuesit e rinj politikë të qarqeve në Asamblenë e Partisë Socialiste. Taulant Balla largohet nga qarku i Elbasanit, të cilin e ka drejtuar prej vitesh dhe emërohet në Fier. Vendin e tij në Elbasan, Rama ia dorëzon Damian Gjiknurit, kurse në Vlorë shkon Arben Ahmetaj.

Tiranën, kryesocialisti ia ka besuar sërish kryebashkiakut Erion Veliaj, ndërsa Elisa Spiropali shkon në Kukës, në vend të Safet Gjicit. Ndërkohë, në Shkodër është emëruar Edona Bilali, duke zëvendësuar ish-ministrin Ilir Beqaj.

Mirela Kumbaro e cila u caktua ministre e Mjedisit do të ketë Gjirokastrën ndërsa ministri i ri i Drejtësisë, Ulsi Manja do të ketë dibrën. Blendi Klosi shkon në Lezhë dhe Niko Peleshi mbetet sërish në Korçë.

Drejtuesit e qarqeve:

Taulant Balla, Fier

Damian Gjiknuri, Elbasan

Arben Ahmetaj, Vlorë

Edona Bilali, Shkodër

Elisa Spireopali, Kukës

Ardian Çela, Durrës

Bledi Çuçi, Berat

Ulsi Manja, Dibër

Blendi Klosi, Lezhë

Erion Veliaj, Tiranë

Mirela Kumbaro, Gjirokastër

Niko Peleshi, Korçë

g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!