Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Rama paralajmëron shkarkime: Strukturat malinje duhen larguar menjëherë

schedule10:43 - 2 Shtator, 2021

schedule 10:43 - 2 Shtator, 2021

Kryeministri Rama tha gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS-së, teksa pritet të zbulohen edhe emrat e ministrave, se partia nuk mund të zgjohet vetëm kur vijnë zgjedhjet dhe nuk mund të mbahet gjallë si një moçal interesash.

Sipas tij, partitë shqiptare kanë shumë për të bërë me qëllim përmirësimin e imazhit në sytë e elektoratit.

“Partia nuk mund të zgjohet vetëm kur vijnë zgjedhjet dhe nuk mund të mbahet gjallë si një moçal interesash. Grupet e priviligjuara të mos kthehen në struktura keqbërëse.E vërteta e hidhur është se pavarësisht dallimeve tona të mëdha me rivalët, pasqyra e partive shqiptare në pushtet që prej 30 vitesh në sytë e komunitetit ngjan si një cop e filmit ‘koncert në vitin 1936”, tha Rama.



Rama gjithashtu paralajmëroi reformim në PS, gjë për të cilën kishte folur edhe më parë.

“I gjithë organizmi i partisë ekspozohet ndaj infektimit prej gjëndrave malinje pasi krijohen dhe zhvillohen pasi shtyhet pafundësisht kohë kura e duhura me justifikimin se nuk është ky momenti më vonë. Ngjajmë si një cirk pelivanësh në sytë e publikut dhe të rinjtë ndihen gjithmonë e më larg politikës”, u shpreh kryeministri. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!