Pavarësisht ngrohjes globale, meteorologu: Shtresa e akullit në Antarktidë dhe Arktik në shifra rekord

schedule22:34 - 1 Shtator, 2021

schedule 22:34 - 1 Shtator, 2021

Komuniteti shkencor ka dhënë alarmin për ndryshimet klimaterike dhe efektet e tyre në Tokë. Vala e të nxehtit që goditi shumë vende të botës këtë verë, shqetësoi ekspertët, ndërsa u regjistruan temperatura rekord.

Sidoqoftë, sipas meteorologut Theodore Kolydas, shtrirja e akullit të Antarktikut në det është pranë rekordit më të lartë, megjithëse toka kaloi këtë vit muajt më të nxehtë.

“Vëllimi i akullit në Detin Arktik është rritur me 20% në krahasim me vitin e kaluar dhe është pak nën mesataren 2004-2013. Shtrirja e akullit të Antarktikut në det është pranë rekordit më të lartë, edhe pse toka kaloi muajin më të nxehtë,” shkroi meteorologu në një postim në Twitter. /abcnews.al/