Najada Çomo i dërgon dorëheqjen Komisionit Qendror të Zgjedhjeve

schedule12:43 - 1 Shtator, 2021

schedule 12:43 - 1 Shtator, 2021

E dalë deputete nga zgjedhjet e 25 prillit, Shefja e Infektivit Najda Çomo ka vendosur përfundimisht të mos e heqë bluzën e bardhë edhe për disa kohë.

Pak ditë pasi kryeministri Edi Rama njoftoi se ajo i ka paraqitur dorëheqjen, Çomo ka paraqitur sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dorëheqjen nga mandati i deputetes.

Me largimin nga mandati të Çomos, i hapet rruga e futjes në Kuvend Mimi Kodhelit, kandidatja grua më e votuar që mbeti jashtë parlamentit pas publikimit të rezultateve zgjedhore. m.v/abcnews.al