Tërmeti shkund Turqinë, çfarë i tremb sizmiologët

schedule16:08 - 31 Gusht, 2021

schedule 16:08 - 31 Gusht, 2021

Një tërmet me magnitudë 5 të shkallës Rihter shkundi rajonin e Kutahyas pak më parë në Turqi. Autoritetet lokale bëjnë me dije se tërmeti pati një thellësi vetëm 7 kilometra duke bërë që lëkundja ndjehet e fortë në sipërfaqe.

Për fat të mirë, tërmeti ishte i shkurtër duke mos u shoqëruar me dëme materiale apo në njerëz. Turqia është duke u goditur shpesh nga tërmetet gjatë këtyre muajve të fundit, ndërsa sizmiologët i tremben rizgjimit të dy zonave të mëdha sizmike në vend, siç është ajo jug-lindore si edhe ajo jug-perëndimore.

Kjo e fundit konsiderohet si më e rrezikshmja pasi është edhe më e gjata dhe kalon shumë pran Stambollit. /abcnews.al