Ora zero në Kabul: Filloi operacioni i fundit i shpëtimit amerikan

schedule16:32 - 30 Gusht, 2021

schedule 16:32 - 30 Gusht, 2021

Të hënën pasdite filloi, sipas “Reuters” në aeroportin e Kabulit në Afganistan dhe operacioni i fundit i largimit amerikan, vetëm disa orë para skadimit të afatit, 31 gushtit.

Sipas zyrtarëve amerikanë, “bërthama” kryesore e stafit diplomatik të vendit është larguar. Nuk ishte e qartë nëse kjo përfshinte ambasadorin Ross Wilson, i cili pritet të jetë një nga të fundit që do të largohet nga Kabuli.

Më parë, Shtëpia e Bardhë njoftoi se Shtetet e Bashkuara po transportonin rreth 1200 njerëz nga Kabuli dje, të dielën. Më herët gjatë ditës, një zëdhënës i talebanëve dënoi  sulmin amerikan në Kabul të dielën.

Burimet e cituara nga “CNN” folën për vdekjen e civilëve, megjithatë, ende nuk ka një konfirmim zyrtar.  Zëdhënësi tha se ishte e paligjshme që SHBA të fillonte sulme sipas dëshirës.

Nëse do të kishte një kërcënim të mundshëm në Afganistan, duhet të na ishte raportuar, jo një sulm arbitrar që shkaktoi viktima civile” tha Zabihullah Mujahid, duke shtuar se shtatë persona ishin vrarë./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!