Milani ka siguruar një lojtar për sezonin e ardhshëm. Bordeaux ka pranuar ofertën prej 10 milionësh të kuqezinjve për Yacine Adli.
Klubi italian ishte futur në bisedime prej disa kohësh dhe vetëm tani kanë rënë dakord.
Bordeaux have accepted a €10m offer from AC Milan for Yacine Adli (21) – the midfielder stays back on loan with Les Girondins for the 2021/22 campaign as part of the deal. (RMC) https://t.co/UqYT8oHYzv
— Get French Football News (@GFFN) August 30, 2021
Për t’u përmendur është që Adli te Milani do të kalojë verën e ardhshme, sikurse shkruan RMC Sport.
Mesfushori 21-vjeçar do të qëndroje te Bordeaux edhe këtë sezon, në huazim.
Me afrimin e Bakayoko, te Milani hapësirat për të do të ishin të vogla dhe është menduar për këtë zgjidhje. /abcnews.al