Zjarri “pushton” ndërtesën shumëkatëshe në Milano

schedule21:20 - 29 Gusht, 2021

schedule 21:20 - 29 Gusht, 2021

Një rrokaqiell banimi në Milano është përfshirë sot nga flakët. Pamjet nga vendngjarje tregojnë sesi ndërtesa e lartë është pushtuar nga tymi dhe zjarri.

Mediat lokale raportuan se nuk është ende e qartë nëse dikush është lënduar nga zjarri, i cili thuhet se është përhapur në të gjithë strukturën brenda pak minutash.

Godina 18 katëshe strehonte shtatëdhjetë familje. Zjarri ka rënë fillimisht në një apartament në katin e parë, ndërsa flakët kanë përfshirë më pas të gjithë anën e majtë të godinës.

Rrokaqiell i quajtur ” Torre del Moro ” në pak minuta u shndërrua në një pishtar zjarri dhe tymi. Autoritetet, nga Mbrojtja Civile tek Policia Vendore, po mbledhin emrat e banorëve të pranishëm në rrugë në përpjekje për të kuptuar nëse mund të ketë ende njerëz brenda. Aktualisht nuk është e mundur të përcaktohet nëse të gjithë njerëzit janë larguar nga ndërtesa. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!