Mes terroristëve dhe talebanëve, lista e shteteve që kanë nxjerrë njerëzit e tyre nga Kabuli

schedule21:57 - 27 Gusht, 2021

schedule 21:57 - 27 Gusht, 2021

Katër ditë kanë mbetur nga afati i tërheqjes së trupave amerikane nga Kabuli, që do të thotë se në fillim të shtatorit ndërpriten edhe evakuimet nga Afganistani të përfaqësuesve diplomatikë, ushtarëve, apo bashkëpunëtorëve të tyre gjatë 20 viteve qëndrim atje.

Por në cfarë pike janë shtetet deri tani, cilat i kanë përfunduar dhe cilat vijojnë evakuimet?

Situata;

  • SHBA do të qëndrojë deri më 31 gusht. Uashingtoni thotë se më shumë se 111,000 njerëz janë evakuuar që kur filloi transportimi ajror gati dy javë më parë.
  • Spanja i ka dhënë fund evakuimit të saj. Dy avionë ushtarakë që transportonin 81 spanjollët e fundit jashtë Kabulit mbërritën në Dubai herët të Premten.
  • Gjermania përfundoi fluturimet evakuuese të enjten. Ushtria evakuoi 5,347 njerëz, përfshirë më shumë se 4,100 afganë.
  • Franca thotë se, që nga mbrëmja e së enjtes, më shumë se 100 francezë dhe mbi 2,500 afganë kishin arritur në tokën franceze. Qeveria thotë se nuk do të jetë më në gjendje të evakuojë njerëzit pas mbrëmjes së Premtes.
  • Australia ka përfunduar përpjekjet e saj për evakuim dhe do të ndërpresë operacionet e saj në terren. Deri tani ka evakuuar më shumë se 4,100 njerëz gjatë nëntë ditëve të fundit.
  • Mbretëria e Bashkuar ka hyrë në fazën përfundimtare të evakuimeve nga Kabuli.

db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!